Sara Gjordeni në krye të “She’s on Top” - Gazeta Express
string(36) "sara-gjordeni-ne-krye-te-shes-on-top"

Yjet

Gazeta Express

12/05/2026 19:31

Sara Gjordeni në krye të “She’s on Top”

Yjet

Gazeta Express

12/05/2026 19:31

Sara Gjordeni do të moderojë sezonin e shtatë të spektaklit “She’s on Top”, i cili pritet të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka ndarë së fundmi disa postime në rrjetet sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në njërin prej tyre, ajo publikoi fotografi nga audicionet e vajzave pjesëmarrëse, duke u mbuluar portretet.

Krahas postimit, Sara shkroi se ky do të jetë “sezoni me vajzat më seksi, më të zgjuara dhe më të bukura”, duke rritur pritshmëritë për formatin e ri.

Më pas, Gjordeni zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, ku iu përgjigj pyetjeve rreth rolit të saj si moderatore. E pyetur nëse do të jetë e rreptë apo e butë, ashtu siç ishte në rolin e opinionistes, ajo u shpreh se këtë herë do të jetë më vetvetja se kurrë.

“Do jem më vetja se kurrë! Pastaj më thoni ju sesi dukem…”, shkroi Sara.

Me këtë rol të ri, Sara Gjordeni rikthehet në vëmendjen e publikut televiziv, këtë herë si drejtuese e një prej formateve më të komentuara të ekranit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement