Flick rreth festimit të Yamalit me flamurin e Palestinës: Diçka që s’më pëlqen - Gazeta Express
string(76) "flick-rreth-festimit-te-yamalit-me-flamurin-e-palestines-dicka-qe-sme-pelqen"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 18:00

Flick rreth festimit të Yamalit me flamurin e Palestinës: Diçka që s’më pëlqen

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 18:00

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar pasi Lamine Yamali u pa duke valëvitur një flamur palestinez gjatë paradës së festimit të titullit në La Liga.

Barcelona siguroi titullin e tretë në katër vitet e fundit pas fitores 2-0 ndaj Real Madridit, falë golave të Marcus Rashford dhe Ferran Torres.

Edhe pse aktualisht është i lënduar në këmbën e majtë, Yamali ishte i pranishëm në “Camp Nou” së bashku me disa lojtarë të tjerë të dëmtuar si Raphinha.

Një ditë më vonë, gjatë paradës së festimit në qytetin e Barcelonës, talenti spanjoll u pa duke mbajtur dhe valëvitur flamurin palestinez në autobusin e ekipit.

Ai më pas publikoi edhe fotografi në “Instagram”, duke treguar mbështetjen e tij për Palestinën.

I pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp, Flick tha:

“Normalisht kjo nuk më pëlqen. Kam folur me të. I thashë se nëse dëshiron ta bëjë këtë, është vendimi i tij. Ai është mjaftueshëm i rritur. Është 18 vjeç”, tha ai.

Yamali është një nga disa sportistët që kanë shprehur mbështetje për Palestinën, së bashku me emra si Karim Benzema, Mohamed Salah dhe ylli i NBA-së Kyrie Irving.

Më pas, Flick e zhvendosi fokusin te tri ndeshjet e mbetura të sezonit në La Liga, ku Barcelona do të përballet me Deportivo Alavesin, Real Betisin dhe Valencian.

“Skuadra dhe unë duam të arrijmë 100 pikë, dhe për këtë duhet t’i fitojmë tri ndeshjet që na kanë mbetur,” deklaroi trajneri gjerman.

Barcelona aktualisht ka 91 pikë pas 35 ndeshjeve dhe duhet t’i fitojë të gjitha sfidat e mbetura për të arritur shifrën 100.

Flick foli edhe për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se mund ta zgjasë qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2028.

“Jam shumë i lumtur dhe kjo më jep besim të vazhdoj të punoj edhe një ose dy vite të tjera. Te Barça është mirë që kontratat të jenë të kufizuara. Do të vazhdojmë deri në 2028 dhe, nëse gjithçka shkon mirë, mund të vendosim të vazhdojmë edhe më gjatë,” u shpreh ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement