Caktohen gjyqtarët e finaleve të UEFA-s, një gjerman do ta drejtojë atë të Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(93) "caktohen-gjyqtaret-e-finaleve-te-uefa-s-nje-gjerman-do-ta-drejtoje-ate-te-liges-se-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 18:20

Caktohen gjyqtarët e finaleve të UEFA-s, një gjerman do ta drejtojë atë të Ligës së Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 18:20

Daniel Siebert nga Gjermania, i cili gjykoi ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, do të jetë gjyqtari kryesor i finales mes klubit anglez dhe kampionit në fuqi Paris Saint-Germainit më 30 maj, njoftoi UEFA të hënën.

Ndërkohë, Francois Letexier nga Franca, i cili gjykoi finalen e EURO 2024, do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villës më 20 maj.

Finalja e Ligës së Konferencës mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos, që zhvillohet një javë më vonë, do të gjykohet nga italiani Maurizio Mariani.

UEFA ka caktuar gjithashtu nga dy bashkëkombës si asistentë për secilin gjyqtar.

Ndërkaq, Tess Olofsson nga Suedia do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve të femrave mes Barcelona Femení dhe Olympique Lyonnais Féminin më 23 maj./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement