Gazetari Muhamet Mavraj tha se Fatmir Limaj duhet të vendosë vetë që të mos përfshihet në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.
Ai tha në Frontal në T7 se “për dinjitetin e vet, Limaj s’është mirë fare me hy”.
“Duhet një pushim, duhet një pauzë”, tha ai.
“Mendoj se libri i tij politik nuk është mbyllur, por një pauzë mendoj se i bën mirë, sidomos tani”, tha Mavraj.