I vdiq babai dhe e fitoi titullin, Flick me emocione të forta: Një ditë që nuk do ta harroj kurrë - Gazeta Express
string(95) "i-vdiq-babai-dhe-e-fitoi-titullin-flick-me-emocione-te-forta-nje-dite-qe-nuk-do-ta-harroj-kurre"

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 11:38

I vdiq babai dhe e fitoi titullin, Flick me emocione të forta: Një ditë që nuk do ta harroj kurrë

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 11:38

Hansi Flick i përjetoi një nga momentet më emocionuese të jetës së tij pas triumfit të Barcelonës ndaj Real Madridit, fitore që ua siguroi katalunasve titullin kampion në La Liga.

Trajneri gjerman nuk i fshehu emocionet pas ndeshjes, duke e cilësuar këtë si një ditë të paharrueshme në karrierën dhe jetën e tij.

Suksesi në “El Clasico” e kishte një domethënie të veçantë për Flick, i cili vetëm pak orë para ndeshjes e kishte marrë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij, përcjell “Gazeta Express”.

Pavarësisht dhimbjes personale, trajneri vendosi të ishte në stol dhe ta udhëhiqte skuadrën në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

“Ishte një ditë e vështirë. Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh 61-vjeçari pas ndeshjes.

Pas vërshëllimës finale, emocionet shpërthyen. Tifozët e Barcelonës e thërrisnin emrin e tij në “Camp Nou”, ndërsa lojtarët ia dedikuan suksesin trajnerit të tyre.

Mesfushori Pedri thuhet se deklaroi se titulli ishte “për të atin e Flickut, atje lart në qiell.”

Flick e ka krijuar një lidhje të veçantë me ambientin “Blaugrana” që prej ardhjes së tij në klub.

Vetë trajneri e kishte pranuar muaj më parë se Barcelona e kishte ndryshuar emocionalisht.

“E dua këtë klub, qytetin dhe njerëzit këtu”, ishte shprehur ai në një intervistë që bëri shumë bujë në Spanjë.

Nën drejtimin e tij, Barcelona e ka rigjetur identitetin fitues dhe këtë sezon ka arritur të fitojë trofe duke e rikthyer entuziazmin te tifozët.

Flick e përshkroi skuadrën si “një familje”, duke e theksuar shpirtin e grupit dhe unitetin që është krijuar në dhomat e zhveshjes.

Për trajnerin gjerman, kjo fitore ndaj rivalit historik nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por një moment thellësisht njerëzor dhe emocional që do ta mbajë mend gjatë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement