Kenan Haxhihamza, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(44) "kenan-haxhihamza-ylli-i-javes-ne-superlige-4"

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 11:55

Kenan Haxhihamza, “Ylli i Javës” në Superligë

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 11:55

Kenan Haxhihamza është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligë.

Portieri i Drenicës shkëlqeu më së shumti në xhiron e 33-të të ligës elitare të futbollit kosovar, ndërsa ishte vendimtar me pritjet e tij në fitoren shumë të rëndësishme të Kuqezinjve ndaj Gjilanit me rezultat 2:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi e mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e saj dhe pozicionimin tonë në tabelë, duke qenë të vetëdijshëm që pikët e plota duhet të mbesin në Drenicë. Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë, sepse në radhët e SC Gjilanit ka individë të cilët mund ta vendosin ndeshjen, megjithatë e kemi analizuar mirë për të arritur te ky rezultat.”

“Për rezultatet e FC Drenica duhet falënderuar shtabin e trajnerëve për punën e jashtëzakonshme që nga ardhja e tyre, ekipin, por në veçanti kapitenët, të cilët me eksperiencën e tyre kanë arritur të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme në zhveshtore, e cila reflektohet edhe në fushë, ku gjithmonë shfaqemi si një ekip i bashkuar.”

“Pritjet e mia në këtë ndeshje kanë ndihmuar ekipin dhe për këtë jam shumë i lumtur, si në aspektin individual, po ashtu edhe në atë kolektiv. Meqë tashmë është shpallur matematikisht kampion FC Drita, i uroj për punën e bërë dhe për titullin e merituar, duke i dëshiruar suksese në garat evropiane”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement