Profesori dhe eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips vlerëson se sfida kryesore për Kosovën nuk do të jetë vetëm mbajtja e zgjedhjeve, por periudha që vjen më pas.
“Testi i rëndësishëm për Kosovën do të vijë pas zgjedhjeve”, ka deklaruar ai për Front Online, duke aluduar në procesin e formimit të qeverisë dhe krijimit të institucioneve funksionale.
Phillips ka deklaruar se partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët po e ndjekin me vëmendje zhvillimin politik në Kosovë para dhe pas zgjedhjeve.
“Donatorët dhe partnerët e sigurisë duan që elitat politike të Kosovës të tregojnë mençuri për të ndërmarrë hapa në avancimin e shoqërisë”, ka thënë ai.