As Clasico nuk e ngushëllon Arbeloan: Jemi të zemëruar si tifozët tanë - Gazeta Express
string(69) "as-clasico-nuk-e-ngushellon-arbeloan-jemi-te-zemeruar-si-tifozet-tane"

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 11:27

As Clasico nuk e ngushëllon Arbeloan: Jemi të zemëruar si tifozët tanë

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 11:27

Mbrëmje e hidhur për Alvaro Arbeloan në “Camp Nou”.

Real Madridi u mposht 2-0 nga Barcelona në El Clasico, rezultat që praktikisht ia dorëzoi titullin katalanusve dhe e rriti tensionin në fundin e sezonit për “Los Blancos”.

Pas ndeshjes, trajneri madrilen foli me tone zhgënjimi, pa kërkuar justifikime.

Një nga episodet më të diskutuara ishte kontakti që e përfshiu Jude Bellinghamin.

“Nga ajo që pamë ne, goditja ishte e qartë. Duhet kuptuar pse VAR-i nuk ndërhyri”, deklaroi Arbeloa, duke i pranuar më pas meritat e Barcelonës:

“Urime Barcelonës, ndeshja e mori menjëherë drejtimin e duhur për ta.”

Trajneri i Realit foli edhe për mungesën e Kylian Mbappes, i ndalur nga problemet fizike.

“Do të shohim si do të evoluojnë shqetësimet e tij, por do të doja ta kisha këtu dhe në fushë.”

Fjalë që i shtojnë dyshimet mbi gjendjen e sulmuesit francez.

Arbeloa i komentoi edhe pakënaqësinë e tifozëve madrilenë.

“E kuptojmë zhgënjimin e tyre. Duhet ta analizojmë çfarë kemi bërë gabim. Edhe ne jemi të zemëruar.” Megjithatë, ai kërkoi që skuadra të mos dorëzohet në këtë moment delikat të sezonit: “Ne mbrojmë diçka më të madhe se vetja jonë: këtë stemë”.

Në fund, trajneri e shpjegoi edhe rastin e Huijsenit, i lënë jashtë në momentin e fundit pavarësisht se ishte planifikuar titullar.

“Ai donte të luante, por ishte i dobësuar nga gripi. Preferova të zgjedh Raulin sepse kishim nevojë për energji.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement