Kreu tejkalim të rrezikshëm, ndëshkohet shoferi gjilanas - Gazeta Express
string(55) "kreu-tejkalim-te-rrezikshem-ndeshkohet-shoferi-gjilanas"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 9:13

Kreu tejkalim të rrezikshëm, ndëshkohet shoferi gjilanas

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 9:13

Një shofer në Gjilan është gjobitur nga policia, pasi i njëjti më 3 maj kishte kundërshtuar rregullat e trafikut duke kryer një tejkalim të parregullt duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Sipas policisë, veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të realizuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.

Pas pranimit të pamjeve Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative, me ç’rast është arritur identifikimi i vozitësit ndaj të cilit është shqiptuar gjobë konform legjislacionit në fuqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement