Sulmohet një polic në Istog, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(49) "sulmohet-nje-polic-ne-istog-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 10:23

Sulmohet një polic në Istog, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 10:23

Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 10:05.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar policët, ndërsa si pasojë e sulmit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Advertisement
Advertisement
Advertisement