Dy automjete janë përfshirë në një aksident, që ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka dokumentuar rastin dhe ka normalizuar trafikun.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Shkaqet e plota pritet të përcaktohen nga ekspertiza. /A2Cnn