Dy vëllezër përleshen për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje - Gazeta Express
string(78) "dy-vellezer-perleshen-per-kontest-pronesor-ne-mitrovice-perfundojne-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 8:52

Dy vëllezër përleshen për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 8:52

Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten në Mitrovicën e Jugut, si pasojë e një kontesti pronësor.

Sipas raportit të Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 13:45, kur dy të dyshuarit janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronën.

Gjatë incidentit, lëndime ka pësuar edhe një person që kishte tentuar t’i ndalonte të dyshuarit, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Express.

Raporti i plotë:

Mitrovicë Jugu / 09.05.2026 – 13:45. Dy të dyshuar m/k (vëllezër)  pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmjet vete. Pas incidentit, trajtim mjekësor ka pranuar viktima m/k e cila kishte tentuar ti ndalojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement