Nxënësi e mashtron Ministrinë e Arsimit dhe merr akses në të gjithë ditarët elektronikë - Gazeta Express
string(87) "nxenesi-e-mashtron-ministrine-e-arsimit-dhe-merr-akses-ne-te-gjithe-ditaret-elektronike"

Maqedoni

Gazeta Express

09/05/2026 16:36

Nxënësi e mashtron Ministrinë e Arsimit dhe merr akses në të gjithë ditarët elektronikë

Maqedoni

Gazeta Express

09/05/2026 16:36

Një nxënës i shkollës së mesme në Prilep prezantohej rrejshëm si mësimdhënës për të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim, e më pas për tre vite kishte qasje në të gjitha të dhënat e ditarit elektronik, transmeton TV21.

Po ashtu, nxënësi nga Prilepi koordinonte dhe ndihmonte në menaxhimin e ditarit.

“SPB Prilep ka paraqitur kallëzim kundër një nxënësi të shkollës së mesme në Prilep për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim kompjuterik’. I dyshuari, duke u prezantuar rrejshëm si mësimdhënës i gjuhës angleze nga një shkollë fillore në Vinicë, krijoi profil dhe kontaktoi një të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila i kishte bërë të ditur se bisedat me mësimdhënës nuk duhet të zhvillohen në rrjete sociale dhe i kishte krijuar adresë zyrtare elektronike nga Ministria e Arsimit, i kishte dhënë fjalëkalimet e e-ditarit si administrator nga llogaria e saj e përdoruesit dhe i kishte thënë të koordinojë të gjithë mësimdhënësit. Në këtë mënyrë, i dyshuari kishte qasje në të gjitha të dhënat e të gjithë profesorëve në nivel shtetëror, i koordinonte dhe i ndihmonte në menaxhimin e ditarit elektronik. Në periudhën nga viti 2022 deri në nëntor 2025, në momentin kur ish-drejtoresha ushtruese e detyrës e kishte informuar të dyshuarin se një profesoreshë kishte raportuar se dikush po fshinte të dhënat nga ditari elektronik në shkollë, i dyshuari i kishte fshirë të gjitha profilet dhe llogaritë nga profili i rremë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë ishte fshirë edhe profili nga posta zyrtare elektronike e MASH-it”, njoftuan nga MPB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement