VV 60%? Maliqi: Dëshirat janë një gjë tjetër faktet diçka tjetër, skenari realist është të kthehemi afër 41% - Gazeta Express
string(103) "vv-60-maliqi-deshirat-jane-nje-gje-tjeter-faktet-dicka-tjeter-skenari-realist-eshte-te-kthehemi-afer-41"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 18:02

VV 60%? Maliqi: Dëshirat janë një gjë tjetër faktet diçka tjetër, skenari realist është të kthehemi afër 41%

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 18:02

Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk mund të arrijë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo deklaratë vjen pasi Kurti tha sot se LVV-ja synon të marrë 60 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme. Maliqi i ftuar në KlanKosova, tha se pritjet dhe realiteti elektoral janë dy gjëra të ndryshme.

“Tani, duke huazuar një deklarim tjetër… dëshirat janë një gjë tjetër dhe faktet një gjë tjetër. Ne nuk e dimë sesi do të reflektojë elektorati me këto ndryshime, mund të shkojë kudo. Unë mendoj se është shumë realiste të pritet që të kthehemi më afër atij 41%, sesa të përsëritet 51%, e lëre më rritja në 60%. Shumë faktorë tregojnë se ky është skenari më realist”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement