Prokurori që urdhëroi intervistimin e Baton Haxhiut për deklaratat në Pressing: Çështja s'është proceduar penalisht - Gazeta Express
string(113) "prokurori-qe-urdheroi-intervistimin-e-baton-haxhiut-per-deklaratat-ne-pressing-ceshtja-seshte-proceduar-penalisht"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 23:59

Prokurori që urdhëroi intervistimin e Baton Haxhiut për deklaratat në Pressing: Çështja s’është proceduar penalisht

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 23:59

Prishtinë – I ftuar në emisionin “Tempus” në T7, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu, sqaroi intervistimin e pronarit të “Albanian Post”, Baton Haxhiu si dëshmitar për të sqaruar deklaratën e tij në “Pressing”.

“Prokurori i shtetit veprimet që i ndërmerr në kuadër të autorizimeve i ka të garantuara si me Kushtetutë, si me legjislacion tjetër që rregullon çështjen e Prokurorit të Shtetit. Në çdo rast kur ne si prokurori vlerësojmë se mund të ketë elemente inkriminuese, qoftë në debate publike apo në çfarëdo forme, ne jemi të detyruar me reaguar, edhe për rastin konkret që është bërë mediatik, është lëshuar një autorizim për t’u intervistuar personi që veçse ju e përmendet, për çështje që kemi konsideru se a mund të ketë apo mund të mos ketë elemente të veprës penale”, tha Salihu.

Më tej, Salihu shtoi se çështja nuk është proceduar penalisht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në raste të tilla kemi vepruar edhe ndaj personave të tjerë, e jo vetëm ndaj personit që ju po e përmendni, por kemi reaguar edhe në raste të tjera kur nëpër emisione ka pas debate të tilla. Nuk qëndrojnë pretendimet se është proceduar çështja penalisht, çështja ende nuk është proceduar penalisht. Janë parashtruar pyetje nga intervista nga ana e zyrtarëve dhe hetuesve policorë, të cilat do t’i analizojmë për të vlerësuar nëse ka diçka inkriminuese apo jo”, shtoi Salihu.

Baton Haxhiu, i intervistuar si dëshmitar në Prokurori lidhur me deklaratën e tij në “Pressing” në T7, ka sqaruar në një OP/ED në Express, se shprehja “hiqeni qafe” është përdorur në kuptim figurativ dhe politik, duke nënkuptuar dy opsione për qytetarët: ose t’i japin mbështetje të fortë një shumice qeverisëse, ose të kërkojnë largimin e saj përmes votës dhe ndryshimit politik, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për thirrje direkte, por për kritikë ndaj situatës së lodhjes politike dhe mungesës së zgjidhjeve në qeverisje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement