Avokatja Vjosa Shkodra, në emisionin “Tempus” të T7, shprehu mendimin e saj se politikat ndëshkimore dhe arsyetimi i aktgjykimeve ndikojnë në zvarritjen e procesit gjyqësor.
“Këto politika të ndëshkueshmërisë dhe arsyetimi i aktgjykimeve, për mendimin tim, po ndikojnë në zvarritjen e procesit, sepse kuptohet që mbrojtja gjithmonë gjen hapësirë për me kundërshtu në instanca më të larta”, tha Shkodra.
Po ashtu, ajo shtoi se rastet kur palët nuk arrijnë të kuptojnë se si gjykata ka arritur deri në vendim ndikojnë në besimin e tyre në sistemin e drejtësisë dhe në zvarritjen e procedurës.
“Kjo ndikon në besimin e palës në sistem, edhe ndikon në zvarritjen e procedurës, se kuptohet ne si mbrojtës gjithmonë gjejmë hapësira ku mundemi me ataku një vendim, mandej shkon rasti në Apel, kthehet në rigjykim për mu arsyetu më mirë, dhe faktikisht kjo është një ndër arsyet pse unë konsideroj se vihemi në këtë situatë”, tha Shkodra.