Mourinho ka 10 kërkesa drejtuar Realit, derisa janë hapur bisedimet mes palëve - Gazeta Express
string(77) "mourinho-ka-10-kerkesa-drejtuar-realit-derisa-jane-hapur-bisedimet-mes-paleve"

Futboll

Gazeta Express

08/05/2026 23:00

Mourinho ka 10 kërkesa drejtuar Realit, derisa janë hapur bisedimet mes palëve

Futboll

Gazeta Express

08/05/2026 23:00

Real Madridi ka zhvilluar bisedime për rikthimin e Jose Mourinhos në klub, por trajneri portugez do të rikthehet vetëm nëse plotësohen dy kërkesa madhore të tij.

“Los Blancos” u ndanë me Xabi Alonson vetëm disa muaj pasi e emëruan në “Bernabeu” dhe e zëvendësuan me një tjetër ish-lojtar, Alvaro Arbeloa, i cili u promovua nga ekipi B i klubit.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit nën drejtimin e Arbeloas, me Real Madridin që pritet ta mbyllë sezonin pa një trofe madhor për të dytin vit radhazi.

Barcelona mund ta fitojë La Ligën nëse triumfon në “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndërsa periudha e fundit te Real Madridi ka qenë kaotike, me përleshje, tensione në dhomën e zhveshjes dhe mungesë besimi ndaj trajnerit – i cili madje është quajtur “koni” nga disa lojtarë të skuadrës.

Real Madridi ndodhet në krizë të plotë dhe një raport i ri nga “The Athletic” pretendon se klubi dëshiron që Mourinho t’i shpëtojë duke u rikthyer për një mandat të dytë.

Mourinho, i cili fitoi tre trofe në periudhën e tij të parë mes viteve 2010 dhe 2013, konsiderohet kandidati i preferuar i presidentit Florentino Perez, i cili po udhëheq kërkimin për trajnerin e ri.

Emërimi i Xabi Alonsos ishte menaxhuar kryesisht nga drejtori ekzekutiv Jose Angel Sanchez, me Perezin që kishte dhënë miratimin final.

79-vjeçari e sheh Mourinhon si njeriun që mund ta rikthejë klubin në rrugën e duhur dhe bisedimet me përfaqësuesin e tij Jorge Mendes janë duke vazhduar.

Mourinho aktualisht është i lumtur te Benfica, ku u transferua në shtator pas shkarkimit nga Fenerbahçe.

Megjithatë, ai do të ishte i hapur për një rikthim te Real Madridi, i cili duhet të paguajë rreth 2.6 milionë funte për ta liruar nga kontrata.

Ai mund të largohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të sezonit nëse aktivizohet klauzola.

Mourinho e njeh më mirë se shumica mënyrën si funksionon Real Madridi dhe sipas një raporti nga Esdario, ai ka paraqitur një listë kërkesash që duhet të plotësohen përpara rikthimit të tij në “Bernabeu”.

Thuhet se Perez ka zhvilluar një videokonferencë me Mourinhon, ku ishte i pranishëm edhe Jorge Mendes.

Gjatë bisedës, Mourinho paraqiti kushtet e tij, të cilat përfshijnë një kontratë minimale dyvjeçare si dhe kontroll të plotë mbi skuadrën dhe dhomën e zhveshjes.

Ai nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga lojtarët sa i përket përzgjedhjes së ekipit dhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe nga ky qëndrim, pasi thuhet se ishte “absolutisht i pakompromis”.

Mourinho dëshiron të sjellë të njëjtin staf teknik me vete, por nuk kundërshton që Arbeloa të mbetet në klub – megjithëse trajneri i përgatitjes fizike Antonio Pintus duhet të largohet.

Ai dëshiron të adresojë problemet në departamentin mjekësor, duke kërkuar një linjë direkte komunikimi me këtë sektor pas numrit alarmues të lëndimeve te “Los Blancos”.

63-vjeçari gjithashtu dëshiron të “kufizohet vetëm në komunikimin me mediat si trajner”, duke preferuar që një person tjetër të jetë zëdhënësi kryesor i klubit.

Shtatë lojtarë pritet të largohen nga Real Madridi, pasi Mourinho nuk i konsideron pjesë të planeve të tij, ndërsa ai dëshiron të komunikojë vetëm me Florentino Perezin dhe jo me punonjës të tjerë të klubit.

Kjo ishte një nga burimet e frustrimit gjatë mandatit të tij të parë dhe ai dëshiron që Perez të jetë pika e tij kryesore e kontaktit.

Edhe pse Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në botë, raportohet se Mourinho nuk dëshiron një turne të madh parasezonal dhe në vend të tij preferon disa ndeshje miqësore më të kontrolluara për të mbrojtur lojtarët fizikisht dhe mendërisht.

Kërkesa finale është që të gjitha këto kushte të pranohen si paketë e plotë dhe nëse edhe njëra prej tyre nuk aprovohet, marrëveshja dështon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement