Gjesti dhe Gimbo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, EP-në “SiR”, e cila përmban pesë këngë dhe është lançuar në kanalin zyrtar të Gimbos në YouTube.
Projekti, i paralajmëruar prej kohësh nga dyshja, përfshin këngët “Meme”, “Zero”, “Harro”, “Parfum” dhe “Fuqishëm”.
Menjëherë pas publikimit, këngët nisën të marrin mijëra klikime në kohë reale, duke treguar interesimin e madh të fansave për rikthimin muzikor të Gjestit.
Pak para lançimit të EP-së, artisti zgjodhi një mënyrë të veçantë për të komunikuar me publikun. Ai u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë në TikTok, krah DJ-it dhe mikut të tij të ngushtë, Gimbo.
Ky moment përkoi edhe me ditëlindjen e Gjestit, i cili festoi me ndjekësit e tij në platformë. Me një tortë ku shënohej numri 26, artisti ndau emocionet e këtij momenti të rëndësishëm, duke marrë urime të shumta nga fansat.
Lidhja direkte në TikTok u kthye në një festë virtuale dhe njëkohësisht shërbeu si promovim për projektin e ri muzikor, i cili u publikua zyrtarisht në orën 18:00.
Me këtë projekt, Gjesti dhe Gimbo sjellin një kapitull të ri në karrierën e tyre muzikore, ndërsa reagimi i publikut në platformat digjitale pritet të tregojë ecurinë e pesë këngëve të reja. /GazetaExpress/