Selin Bollati publikon momente me të atin - Gazeta Express
string(41) "selin-bollati-publikon-momente-me-te-atin"

Yjet

Gazeta Express

08/05/2026 20:04

Selin Bollati publikon momente me të atin

Yjet

Gazeta Express

08/05/2026 20:04

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ka zgjedhur të marrë një pauzë të shkurtër nga angazhimet në Tiranë, duke udhëtuar jashtë vendit.

Në këtë udhëtim, fituesja e reality show-t është shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati, i cili gjatë qëndrimit të saj në format nuk ishte i pranishëm fizikisht në studio.

Mungesa e tij gjatë spektaklit kishte ngritur pikëpyetje te publiku, ndërsa në rrjet qarkulluan aludime të ndryshme, sidomos pas paraqitjes së tij në natën finale përmes një hologrami.

Së fundmi, Selin ka ndarë në Instagram disa momente nga udhëtimi me të atin, duke publikuar imazhe krah tij. Në një prej fotove, Toni shihet duke ecur në një rrugicë me kalldrëm në një qytet europian, ndërsa në një tjetër imazh dyshja shfaqet e reflektuar në xhamin e një treni.

Krahas postimeve, Selin ka shkruar një mesazh falënderues për ndjekësit:

“Sholina dhe Babi Toni! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju dua shumë”.

Me këto postime, Selin ka ndarë një moment të veçantë familjar pas muajve të izolimit televiziv, duke iu përgjigjur në mënyrë të natyrshme edhe kuriozitetit të publikut. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement