“Ka bërë revolucion të futbollit”, Al-Khelaifi me fjalë të mëdha për Luis Enriquen: Është më i miri në botë - Gazeta Express
string(103) "ka-bere-revolucion-te-futbollit-al-khelaifi-me-fjale-te-medha-per-luis-enriquen-eshte-me-i-miri-ne-bote"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 10:57

“Ka bërë revolucion të futbollit”, Al-Khelaifi me fjalë të mëdha për Luis Enriquen: Është më i miri në botë

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 10:57

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka shpërthyer në superlativa për trajnerin Luis Enrique pas suksesit historik të klubit francez në Champions League, duke e cilësuar atë si trajnerin më të mirë në botë dhe njeriun që po e ndryshon futbollin modern.

Gjatë intervistës së trajnerit spanjoll për “Movistar”, Al-Khelaifi ndërhyri drejtpërdrejt për ta përqafuar dhe lavdëruar publikisht, përcjell “Gazeta Express”.

“Ai është trajneri më i mirë në botë. Të gjithë spanjollët duhet të krenohen me një trajner si Luis Enrique. Është trajneri më i mirë dhe një person i jashtëzakonshëm.”

Presidenti i PSG-së u ndal edhe te rrugëtimi i skuadrës drejt triumfit evropian, duke zbuluar se Enrique kishte besuar te fitorja shumë përpara finales.

“Luis Enrique më kishte thënë para ndeshjes me Arsenalin se do ta fitonim Champions Leaguen. Kam qenë i mahnitur nga çdo gol në finale. Nuk mund ta besoja rezultatin 5-0 ndaj Interit”, deklaroi tutje Al-Khelaifi.

Sipas tij, PSG-ja tashmë është kthyer në një simbol krenarie për Katarin dhe Francën, ndërsa suksesi sportiv ka sjellë edhe rritje të jashtëzakonshme ekonomike për klubin.

“Ky klub është bërë krenari për Katarin dhe për Francën. Sot PSG-ja njihet në të gjithë botën. Vetëm tri orë pas finales i kemi shitur pesë milionë fanella”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Luis Enrique e falënderoi presidentin dhe drejtorin sportiv Luis Campos për besimin e vazhdueshëm ndaj tij.

“Kam ardhur te PSG falë Luis Campos, i cili ishte i pari që vendosi të më sillte këtu. Presidenti më ka mbështetur gjithmonë, pavarësisht rezultateve, të cilat pothuajse gjithmonë kanë qenë të mira. Ky është një moment shumë i bukur”, u shpreh trajneri spanjoll. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement