Një rast i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku në emergjencën e spitalit atje, ka vdekur një foshnje.
Lidhur me këtë, në Kosova Live, janë dhënë detaje rastit.
‘’Sipas burimeve të Kosova Live, vajza 19 vjeçare kishte shkuar në emergjencën e spitalit të Ferizajt e shoqëruar nga një familjar vetëm për një kontroll mjekësor pasi kishte pasur dhimbje barku. Sapo është ndjerë më keq ajo ka hyrë në tualet, ku e vetme e ka lindur foshnjën, më pas ka dalë në korridor ndërsa një pjesëtar i stafit mjekësor ka shkuar në tualet dhe e ka gjetur foshnjën aty. Fillimisht e reja nuk ka pranuar se foshnja ishte e saj, por më vonë në prani të policisë e ka pranuar këtë’’, është thënë Kosova Live, përcjell Gazeta Express.