Haradinaj bën homazhe te varri i Bahri Fazliut në përvjetorin e rënies së tij - Gazeta Express
string(77) "haradinaj-ben-homazhe-te-varri-i-bahri-fazliut-ne-pervjetorin-e-renies-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 12:43

Haradinaj bën homazhe te varri i Bahri Fazliut në përvjetorin e rënies së tij

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 12:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakët e tij, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj ka vlerësuar Fazliun si një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

 “Heroi Bahri Fazliu është një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim, fitoi përjetësinë 28 vjet më parë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të”.

Postimi i plotë:

Heroi Bahri Fazliu është një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim, fitoi përjetësinë 28 vjet më parë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

Së bashku me familjen, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, sot bëmë homazhe pranë varrit ku pushon trupi i tij, duke nderuar jetën dhe veprën e e tij në shërbim të atdheut.

Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!

Advertisement
Advertisement
Advertisement