Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Të njëjtat, bën të ditur Policia, kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Viti, Gjakovë, dhe, Malishevë.
Tutje shtohet edhe se, lidhur me këto raste janë arrestuar pesë persona nga të cilët, katër janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Gazeta Express.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 06.05.2026 – 22:45. Lidhur me rastin, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka goditur veturën e viktimës femër kosovare me veturën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime.
DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Viti / 06.05.2026 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej tyre po ashtu ka sulmuar edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 06.05.2026 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar), lidhur me rastin viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dërgohet në ndalim për 48 orë.
Malishevë / 06.05.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 06.05.2026 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.