Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker.
Maqedonci në një postim në Facebook bën të ditur se ministrit britanik i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.
“Diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e deritanishëm në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributin në operacionin Interflex.