Bukayo Saka flet pasi e bëri heroin për Arsenalin: Histori e bukur, do të thotë shumë për ne - Gazeta Express
string(90) "bukayo-saka-flet-pasi-e-beri-heroin-per-arsenalin-histori-e-bukur-do-te-thote-shume-per-ne"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2026 23:45

Bukayo Saka flet pasi e bëri heroin për Arsenalin: Histori e bukur, do të thotë shumë për ne

Futboll

Gazeta Express

05/05/2026 23:45

Bukayo Saka ishte heroi i Arsenalit në Ligën e Kampionëve sonte.

Ylli anglez shënoi golin e vetëm, në fitoren 1-0 të Arsenalit ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Championsit.

Arsenali u kualifikua në finalen e madhe të Budapestit, me rezultatin e përgjithshëm prej 2-1, pasi ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1-1.

Pas ndeshjes, Bukayo Saka foli për mediat, duke e falënderuar Zotin për arritjen e këtij suksesi dhe duke bërë me dije se synimi është fitorja edhe në finale.

“Është kaq e bukur! Thjesht duhet të shihni se çfarë do të thotë për ne, çfarë do të thotë për tifozët. Lavdi Zotit, tani shkojmë në finale! Është një histori e bukur dhe shpresoj që të përfundojë mirë në Budapest!”, tha ai.

Arsenali do të luajë në finale ndaj fituesit të ndeshjes Bayern Munich – PSG, e cila luhet nesër, e mërkurë në “Allianz Arena”. Ndeshja e parë kishte përfunduar 5-4 në të mirë të Parisit.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 30 maj në “Puskas Arena” në Budapest./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement