Mbledhja e partisë për "ribashkimin" me Vjosa Osmanin, reagon Hoti: LDK mbi të gjitha - Gazeta Express
string(81) "mbledhja-e-partise-per-ribashkimin-me-vjosa-osmanin-reagon-hoti-ldk-mbi-te-gjitha"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 23:34

Mbledhja e partisë për “ribashkimin” me Vjosa Osmanin, reagon Hoti: LDK mbi të gjitha

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 23:34

“LDK mbi të gjitha”, kështu ka shkruar në Facebook Avdullah Hoti, teksa ka vendosur logon e kësaj partie.

Ky subjekt politik është në diskutim të brendshëm për një bashkëpunim me Vjosa Osmanin për sa i përket zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjatë një konference për media të martën, pas një mbledhjeje partiake kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka ndonjë kundërshti për rikthimin e Osmanit.

Madje ai ka thënë se nuk e ka problem se Vjosa Osmani t’i prijë listës.

Në kohën kur Vjosa Osmani i kishte ndarë rrugët me LDK-në në vitin 2020, Hoti ka qenë një nga kritikët kryesor të Vjosa Osmanit aso kohe. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement