Sibel Halimi: Raportimet për shkarkimin tim s'qëndrojnë, kam paralajmëruar përmbylljen e mandatit më herët - Gazeta Express
string(103) "sibel-halimi-raportimet-per-shkarkimin-tim-sqendrojne-kam-paralajmeruar-permbylljen-e-mandatit-me-heret"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 23:29

Sibel Halimi: Raportimet për shkarkimin tim s’qëndrojnë, kam paralajmëruar përmbylljen e mandatit më herët

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 23:29

Sibel Halimi nga LDK-ja, ka thënë se nuk qëndrojnë raportimet për shkarkimin e saj si drejtoresh e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ajo ka thënë se më herët  eka paralajmëurar përmbylljen e mandatit.

“Sqarim. Dua të sqaroj se raportimet për “shkarkimin tim nga detyra e Drejtores së Kulturës” nuk qëndrojnë.  Siç e kam bërë të ditur edhe më herët, që në dhjetor 2025 kam paralajmëruar përmbylljen e angazhimit tim në Drejtorinë e Kulturës, ku kam qenë duke shërbyer që nga mandati i kaluar.  Zhvillimet që lidhen me këtë proces janë trajtuar në vijimësi dhe në përputhje me praktikat institucionale. E juaja, Sibeli”, ka shkruar Halimi.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka arritur një koalicion me PDK-në në Prishtinë.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thnëë se nuk kanë koalicion me PDK-në në Prishtinë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement