Rrahmani ka nënshkruar kontratë të re, pritet vetëm zyrtarizimi - Gazeta Express
string(62) "rrahmani-ka-nenshkruar-kontrate-te-re-pritet-vetem-zyrtarizimi"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2026 14:33

Rrahmani ka nënshkruar kontratë të re, pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Gazeta Express

05/05/2026 14:33

Amir Rrahmani do ta vazhdojë eksperiencën tek Napoli.

Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin italian, njofton portali “tuttomercatoëeb”, përcjell “Gazeta Express”.

“Sa i përket mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, situata është tashmë thuajse e mbyllur: vazhdimi i kontratës është nënshkruar prej javësh dhe pritet vetëm zyrtarizimi, me kontratë të re deri në vitin 2029. Një shenjë e qartë e besimit të klubit ndaj një prej shtyllave të repartit defanziv”, shkruan mediumi italian.

Pra, në një të ardhme të afërt do të bëhet zyrtar vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve në tri vjetët e ardhshëm.

Përfaqësuesi kosovar ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Napolit në sezonet e fundit, ndërsa e ka fituar dy herë titullin e kampionit të Italisë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement