Foden dhe Man City e gjejnë ujdinë – kontratë e re për 5 vjet - Gazeta Express
string(59) "foden-dhe-man-city-e-gjejne-ujdine-kontrate-e-re-per-5-vjet"

Sport

Gazeta Express

05/05/2026 12:29

Foden dhe Man City e gjejnë ujdinë – kontratë e re për 5 vjet

Sport

Gazeta Express

05/05/2026 12:29

E ardhmja e Phil Foden do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me Manchester Cityn.

Ylli anglez dhe klubi e kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës, një lëvizje strategjike që e konfirmon besimin e ndërsjellë dhe projektin afatgjatë të “Citizens”.

Marrëveshja e re do ta mbajë 25-vjeçarin në “Etihad” deri në vitin 2030, me mundësi shtyrjeje edhe për një sezon tjetër, shkruan “BBC”, përcjell “Gazeta Express”.

Një hap i rëndësishëm për klubin anglez, që synon ta blindojë një nga lojtarët më të talentuar të dalë nga akademia e tij.

Foden, i cili ishte drejt vitit të fundit të kontratës aktuale që skadonte në 2027, konsiderohet një pjesë kyçe e projektit të trajnerit Pep Guardiola.

Drejtuesit e Cityt vendosën të veprojnë në kohë për ta shmangur çdo rrezik në “merkato” dhe për ta siguruar vazhdimësinë e njërit prej simboleve të skuadrës.

I rritur në akademinë e klubit dhe pjesë e ekipit të parë që prej vitit 2017, Foden e ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme me fanellën e Cityt, ndonëse në këtë sezon nuk ishte në formën e tij optimale.

Në “vitrinat” e tij ai i numërohen disa tituj të Premierligës, një Champions League dhe trofe të tjerë vendorë, duke u shndërruar në një nga figurat më përfaqësuese të epokës moderne të klubit.

Me këtë marrëveshje të re, Manchester City jo vetëm që e siguron një nga talentet më të mëdha të futbollit anglez, por edhe e dërgon një mesazh të qartë për të ardhmen: projekti vazhdon mbi baza të forta dhe me lojtarë që janë rritur brenda vetë klubit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement