Kalendari i ndeshjeve të Arsenalit dhe të Man Cityt deri në fund të sezonit - Gazeta Express
string(75) "kalendari-i-ndeshjeve-te-arsenalit-dhe-te-man-cityt-deri-ne-fund-te-sezonit"

Sport

Gazeta Express

05/05/2026 10:48

Kalendari i ndeshjeve të Arsenalit dhe të Man Cityt deri në fund të sezonit

Sport

Gazeta Express

05/05/2026 10:48

Manchester City e bëri mbrëmë një gabim të rëndë, i cili në fund të sezonit mund të jetë fatal në garën për titull të kampionit.

“Citizens” lëshuan pikë ndaj Evertonit, me të cilin barazuan 3:3, duke e bërë një hap prapa për titull në Premierligë, shkruan “Gazeta Express”.

Trupa e Pep Guardiolës i kishte dy ndeshje më pak se Arsenali dhe 6 pikë më pak.

Nëse do t’i fitonte të dyja me rezultate të kënaqshme, do ta rikthente primatin.

Mirëpo, barazimi i mbrëmshëm i lë prapa “Qytetarët”.

Ata aktualisht i kanë 5 pikë më pak se “Gunners”, por edhe një ndeshje më pak të luajtur, pas së cilës, nëse fitojnë, do të jenë 2 pikë prapa “Topçinjve”.

Pra, Arsenali nga mbrëmë është favorit absolut për t’u shpallur kampion i Anglisë pas pritjes prej më shumë se dy dekadash.

Londinezët e kanë në dorë titullin pasi, nëse i fitojnë tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, do të festojnë me tifozët e tyre.

Nga ana tjetër, City duhet t’i fitojë 4 ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të ekipit të Mikel Artetas.

Edhe trajneri Pep Guardiola mbrëmë e tha se tash titulli nuk është më në duart e Cityt. /Gazeta Express

Kalendari i Arsenalit

10/05 West Ham United – Arsenal

18/05 Arsenal – Burnley

24/05 Crystal Palace – Arsenal

Kalendari i Manchester Cityt

9/05 Manchester City – Brentford

13/05 Manchester City – Crystal Palace

19/05 Bournemouth – Manchester City

24/05 Manchester City – Aston Villa

Advertisement
Advertisement
Advertisement