Kosovare Asllani po e kalon periudhën e shërimit pas operimit që e pati në gju.
Futbollistja kosovare i ka vizituar shoqet e skuadrës së saj, London City Lionesses.
36-vjeçarja u prit me duartrokitje dhe u përqafua me shoqet e skuadrës.
Ajo u shfaq me paterica, ndërsa po e kalon fazën e rehabilitimit.
Përfaqësuesja suedeze shpreson të rikthehet në pjesën e dytë të vitit për t’i ndihmuar shoqet e skuadrës. /Gazeta Express