Ish-kryetari i Nju Jorkut në gjendje kritike në spital, Trump: Luftëtar i vërtetë - Gazeta Express
string(79) "ish-kryetari-i-nju-jorkut-ne-gjendje-kritike-ne-spital-trump-luftetar-i-vertete"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:28

Ish-kryetari i Nju Jorkut në gjendje kritike në spital, Trump: Luftëtar i vërtetë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:28

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ndodhet në spital në një gjendje “të qëndrueshme, por kritike”, sipas një deklarate të bërë publike nga zëdhënësi i tij, Ted Goodman.

Menjëherë pas publikimit të deklaratës, presidenti amerikan Donald Trump reagoi duke shprehur mbështetjen e tij.

Ai e cilësoi Giulianin si një “luftëtar të vërtetë” dhe “kryebashkiakun më të mirë në historinë e Nju Jorkut”.

Giuliani u bë i njohur gjerësisht si “Kryebashkiaku i Amerikës” për rolin e tij në drejtimin e New York City gjatë pasojave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ai ishte një nga figurat kryesore që mbështeti pretendimet e Trump për manipulim të rezultatit zgjedhor, duke akuzuar kundërshtarin e tij, ish-presidentin Joe Biden.

Këto pretendime u hodhën poshtë dhe më vonë një juri e detyroi Giulianin të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj dy punonjësve zgjedhorë për shpifje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement