“E papranueshme”, Lionel Messi me një mesazh për bashkëlojtarët e tij, pasi e shpërdoruan një epërsi prej 3-0 - Gazeta Express
string(105) "e-papranueshme-lionel-messi-me-nje-mesazh-per-bashkelojtaret-e-tij-pasi-e-shperdoruan-nje-epersi-prej-3-0"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 10:40

“E papranueshme”, Lionel Messi me një mesazh për bashkëlojtarët e tij, pasi e shpërdoruan një epërsi prej 3-0

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 10:40

Lionel Messi ka dhënë një vlerësim të ashpër për kolapsin e fundit të mbrojtjes të Inter Miamit, duke e cilësuar humbjen 4-3 ndaj rivalëve të Orlando City si “të papranueshme”.

Superylli argjentinas mbeti i zemëruar pasi kampionët në fuqi të MLS Cup shpërdoruan një epërsi prej tre golash në stadiumin e tyre të ri “Nu Stadium”, duke zgjatur serinë pa fitore në këtë impiant në katër ndeshje.

Problemet e Miamit në “Nu Stadium” arritën kulmin të shtunën, kur ata humbën një avantazh të madh 3-0 për të pësuar humbje 4-3 ndaj Orlandos.

Goli i Messit në minutën e 33-të dukej se e kishte mbyllur ndeshjen, por një “hattrick” nga Martin Ojeda ndezi një rikthim të jashtëzakonshëm për mysafirët.

Përmbysja u kompletua në minutën e 93-të nga Tyrese Spicer, duke lënë kampionët pa fitore në shtëpi në katër ndeshje.

Frustrimi i Messit ishte i dukshëm, pasi ai u drejtua menjëherë drejt tunelit pas përfundimit të ndeshjes, por mbrojtësi Ian Fray më vonë zbuloi tonin e ashpër të fjalimit të kapitenit në zhveshtore.

Duke folur për mediat, Fray shpjegoi gjendjen në skuadër dhe mesazhin e qartë të liderit të tyre.

“Kapiteni ynë foli dhe, natyrisht, na tha shumë gjëra. Na inkurajoi për ndeshjen e radhës dhe tha se kjo është e papranueshme. Të gjithë u pajtuam me të, është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më”, tha ai.

Kjo humbje përbën një goditje të madhe psikologjike për Miamin, që po has vështirësi në stadiumin e ri, pavarësisht se Messi ka kontribuar me tetë gola në dhjetë paraqitje këtë sezon.

Edhe bashkëlojtari Noah Allen ndau të njëjtin mendim me kapitenin, duke pranuar se mentaliteti i skuadrës ndryshoi shumë herët gjatë ndeshjes.

“Mënyra si ishte e gjithë skuadra pas golit të tretë ishte zhgënjyese, kjo është diçka që duhet të ndryshojë… Ishte shumë dobët nga të gjithë, kështu që duhet thjesht të vazhdojmë përpara”, u shpreh ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement