Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim shëndetësor jashtë shtetit - Gazeta Express
string(112) "arrestohet-nje-i-dyshuar-per-mashtrim-prej-mbi-88-000-euro-premtonte-rrejshem-trajtim-shendetesor-jashte-shtetit"

Maqedoni

Gazeta Express

01/05/2026 15:19

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim shëndetësor jashtë shtetit

Maqedoni

Gazeta Express

01/05/2026 15:19

Në Pikën Kufitare Tabanoc, është privuar nga liria B.K. (44) nga Prilepi. Bazuar në informatat e pranuara më parë për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, Departamenti i Policisë Kriminalistike, në bashkëveprim me SPB Strumicë – NjPB Vallandovë, ndërmori masa dhe aktivitete të koordinuara për zbardhjen e rastit.

Sipas të dhënave të deritanishme, në periudhën nga korriku deri në nëntor 2025, i dyshuari, me qëllim që të sigurojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar një person nga Vallandova, duke paraqitur fakte të rreme se do të ndihmonte në organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten e tij.

Në këtë mënyrë, i dëmtuari në disa raste ka paguar gjithsej rreth 88.300 euro (5.549.200 denarë), ndërkohë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë.

I dyshuari u nxor para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, me ç’rast i është caktuar masë kujdesi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement