Vazhdon spektakli i gjysmëfinaleve në fundjavë - Gazeta Express
string(46) "vazhdon-spektakli-i-gjysmefinaleve-ne-fundjave"

Basketboll

Gazeta Express

01/05/2026 13:10

Vazhdon spektakli i gjysmëfinaleve në fundjavë

Basketboll

Gazeta Express

01/05/2026 13:10

Super spektakli i “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë në fundjavë, ku zhvillohen gjysmëfinalet e katërta.

Garat shtesë, ashtu sic është pritur kanë sjellur super ndeshje, dramë dhe emocione pa fund.

Bora-Bashkimi përballen të shtunën, ku prizrenasit po avancojnë në seri 2:1. Prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 2:2, kurse Portokallezinjtë me fitore kualifikohen në finale.

Super ndeshje pritet në Pejë mes Pejës dhe Trepçës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Kampionët me fitoren e fundit 123:79, po avancojnë në serinë gjysmëfinale 2:1. Verdhezinjtë synojnë të barazojnë, kurse mitrovicasit të kalojnë në finale.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalja IV

E shtunë

19:30 Bora – Bashkimi

E diel

19:30 Peja – Trepça

Advertisement
Advertisement
Advertisement