Rritja e kancerit tek të rinjtë shqetëson ekspertët - Gazeta Express
string(51) "rritja-e-kancerit-tek-te-rinjte-shqeteson-ekspertet"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/04/2026 20:38

Rritja e kancerit tek të rinjtë shqetëson ekspertët

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/04/2026 20:38

Një studim i ri paralajmëron për një rritje të ndjeshme të rasteve të kancerit tek personat nën moshën 50 vjeç, duke sugjeruar se faktorë modernë si ushqimet e përpunuara, kimikatet industriale dhe përdorimi i antibiotikëve mund të luajnë rol në këtë trend.

Sipas studiuesve nga Institute of Cancer Research dhe Imperial College London, rreth 11 lloje kanceri po shfaqin rritje në grupmoshën 20–49 vjeç, përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë, tiroides, mëlçisë dhe pankreasit. Vetëm në vitin 2023, rreth 31 mijë të rinj janë diagnostikuar me kancer, ku shumicën e rasteve e përbëjnë gratë.

Edhe pse obeziteti mbetet një faktor i rëndësishëm rreziku, ekspertët theksojnë se ai nuk e shpjegon plotësisht këtë rritje. Ata sugjerojnë se ushqimet ultra të përpunuara, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të dietës moderne, mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes.

Një tjetër faktor i mundshëm janë kimikatet PFAS, të njohura si “kimikate të përhershme”, që gjenden në enë gatimi, veshje dhe produkte të përditshme. Këto substanca mund të grumbullohen në trup dhe mjedis për periudha të gjata.

Gjithashtu, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve në dekadat e fundit po shihet si një element që mund të ndikojë në shëndet, pasi mund të ndryshojë mikrobiomën e zorrëve – një sistem bakteresh i rëndësishëm për funksionimin e organizmit.

Ekspertët theksojnë se nuk ka një shkak të vetëm për këtë fenomen, por një kombinim faktorësh që ndikojnë së bashku. Ata bëjnë thirrje për më shumë kërkime shkencore dhe masa parandaluese, ndërsa nënvizojnë se lufta kundër obezitetit mbetet një prioritet kyç për uljen e rrezikut të kancerit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement