Nuk ka patur fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Arsenalit.
Dueli i zhvilluar në “Wanda Metropolitano” u mbyll me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Dy golat e shënuar erdhën nga pika e 11-metërshit.
Fillimisht, Arsenali kaloi në epërsi nëpërmjet sulmuesit Gyokeres në minutën e 44-të.
Në të 56-tën, sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez u tregua gjithashtu i saktë, duke e barazuar rezultatin.
Ndeshja e kthimit luhet pas gjashtë ditësh në “Emirates” të Londrës, ndërsa gjithçka mbetet ende e hapur.