OKB paralajmëron se Irani ka ekzekutuar 21 persona dhe ka arrestuar mbi 4,000 të tjerë që nga fillimi i luftës, duke u akuzuar për torturë, zhdukje me forcë dhe shënjestrim të pakicave, shkruan Euronews.
Sipas raportit, disa nga të ekzekutuarit lidhen me protesta, të tjerë me grupe opozitare ose akuza spiunazhi. OKB thotë se shumë të ndaluar janë torturuar ose zhdukur, ndërsa pakicat po goditen më shumë.
Autoritetet iraniane po ashpërsojnë gjykimet dhe po konfiskojnë pasuri të të dyshuarve për bashkëpunim me “shtete armiqësore”. OKB kërkon ndalimin e ekzekutimeve dhe lirimin e të ndaluarve, ndërsa Irani i mohon akuzat.