Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan i vogël u përplas në një hangar në aeroportin Parafield në Adelaide, Australi. Pas përplasjes, aeroplani është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve emergjente.
Autoritetet lokale kanë evakuuar zonën përreth aeroportit, ndërsa Policia dhe Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sipas autoriteteve, aeroplani i përfshirë ishte një Diamond DA42 me dy motorë, i cili mund të transportojë deri në katër persona. Aeroporti Parafield është mbyllur përkohësisht ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën në vendngjarje.