Një rast i pazakontë ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes spektakolare mes PSG-së dhe Bayern Munichut, ku protagonist ishte portieri i bavarezëve, Manuel Neuer.
Në një moment të nxehtë të sfidës, një “ball boy” (pritës topash) i PSG-së refuzoi t’ia dorëzonte topin Neuerit duke e vonuar rifillimin e lojës dhe duke e shkaktuar irritimin e portierit gjerman.
Situata krijoi tension, me Neuer që reagoi dukshëm i bezdisur ndaj sjelljes së djaloshit, përcjell “Gazeta Express”.
Incidenti ndodhi në fund të takimit, kur ritmi ishte i lartë dhe çdo sekondë kishte rëndësi për Bayernin, që po kërkonte të rikthehej në rezultat.
Ky veprim u interpretua si përpjekje për të humbur kohë nga ana e vendasve.
Pamjet e këtij momenti u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime mes tifozëve për sjelljen e “ball boy”-it dhe reagimin e Neuerit, në një ndeshje që kishte tashmë shumë tension dhe emocione. /Gazeta Express