Luis Enrique pas spektaklit të mbrëmshëm: Nuk kam parë kurrë ndeshje si kjo! - Gazeta Express
string(74) "luis-enrique-pas-spektaklit-te-mbremshem-nuk-kam-pare-kurre-ndeshje-si-kjo"

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 9:43

Luis Enrique pas spektaklit të mbrëmshëm: Nuk kam parë kurrë ndeshje si kjo!

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 9:43

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, nuk e fshehu entuziazmin pas fitores spektakolare 5-4 ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

“Jemi shumë të lumtur dhe mendoj se e merituam fitoren, por mund të kishte përfunduar edhe barazim, madje edhe humbje, sepse kjo ishte një ndeshje e pabesueshme,” deklaroi trajneri spanjoll pas lojës, përcjell “Gazeta Express”.

Ai u ndal veçanërisht te intensiteti i lojës: “Nuk kam parë kurrë një ndeshje me këtë ritëm. Duhet t’u bëjmë komplimente kundërshtarëve dhe lojtarëve tanë.”

Luis Enrique e pranoi gjithashtu se PSG-ja mund ta kishte mbyllur më herët ndeshjen, duke qenë se ishte në avantazh prej 5-2.

“Kur je në avantazh 5-2, kundërshtarët marrin shumë rreziqe. Ishte e vështirë dhe do të jetë e vështirë edhe në ndeshjen e kthimit.”

Trajneri i parisienëve e vlerësoi nivelin e lartë të Bayernit dhe e paralajmëroi një tjetër përballje të fortë në Gjermani, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur për kualifikim. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement