Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Gjakovë, ku ka mbetur i vdekur një person.
Siç njofton policia në raportin e përditshëm, viktima ka qenë duke drejtuar motoçikletën ku, nga mos përshtatja e shpejtësisë, është përplasur në shtyllë elektrike të betonit, përcjell Gazeta Express.
‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Gjakovë 28.04.2026-14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rruges, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njejti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.