Gjykata e Apelit në Korenë e Jugut rrit dënimin me burgim për ish-presidentin Yoon në rastin e pengimit të drejtësisë - Gazeta Express
string(117) "gjykata-e-apelit-ne-korene-e-jugut-rrit-denimin-me-burgim-per-ish-presidentin-yoon-ne-rastin-e-pengimit-te-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 11:26

Gjykata e Apelit në Korenë e Jugut rrit dënimin me burgim për ish-presidentin Yoon në rastin e pengimit të drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 11:26

Gjykata e Apelit në Korenë e Jugut i rriti dënimin me burgim  për ish-presidentit Yoon Suk Yeol, duke e shpallë fajtor për më shumë akuza që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2024.

Sipas vendimit, ai kishte përdorur shërbimin presidencial të sigurisë për të penguar arrestimin e tij dhe kishte shkelur procedurat ligjore, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare, shkruan Reuters.

Yoon, i cili ishte shkarkuar nga detyra vitin e kaluar, ka kundërshtuar vendimin dhe pritet ta apelojë në Gjykatën Supreme.

Prokuroria kishte kërkuar 10 vjet burg, duke e akuzuar për cenim të rendit kushtetues dhe keqpërdorim të pushtetit. Ai i mohon të gjitha akuzat dhe përballet me disa procese të tjera gjyqësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement