Analisti Naim Rashitaj ka bërë me dije se legjislatura e dhjetë, e cila përfundoi dje, ka qenë ndër më të dobëtat që ka pasur Kosova.
Ai ka vlerësuar së në të kaluarën strukturat politike të subjekteve politike dhe të zgjedhurit e tyre në Kuvend kanë qenë edhe një lloj sigurese për presionin e ndaj liderëve.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me këtë kastë politike krizat do të jenë të përhershme.
“Klasa me e papergjegjshme politike qe ka pasur vendi ne keto 35 vitet e fundit….te ashtuquajtura elita poltike qe nuk dine te komunikojne me askend: as me strukturat e veta e as me kundershtaret politik. Perberja e kuvendit, e zgjedhur nga lidert poltik ne dy tri legjislaturat e fundit eshte me e dobta qe ka pasur republika nga vitit 1999. Ne te kaluaren strukturat politike te subjekteve dhe te zgjedhurit e tyre ne kuvend kane qene edhe nje lloj sigurese per presionin e duhur ndaj liderëve”, ka shkruar ai.
Ai ka kritikuar pushtetin dhe opozitën.
“LVV edhe njehere e teproi dhe shume e teproi: nuk po i pelqen rregullimi kushtetues i ndarjes se pushteteve. Deshiron nje kushtetute dhe regjim pa llogaridhenje, pa kontrolle dhe balanse te pushteteve Te tjerat nuk po dine te veprojne si subjekte opzitare. Mendojne se pozitat kushtetuese jane marreveshje per ndarje pushteti. Jo gjithmone. Disa role dhe disa situata kerkojne veprime kushtetuese pa marrje te pozitave, por zgjedhje te ketyre roleve qe pengojne pushtetin t’i kontrollojne te gjitha institucionet dhe te ruajne llogaridhenjen dhe balancen e pushteteve. Republika dhe rendi kushtetues e institucional u derrmuan nga krizat e vazhdueshme: nje dite edhe nje kaste tjeter me e pergjegjshme do ta kete shume te veshtire te kryej detyrat ne nje sistem te demtuar…”, ka shkruar ai.