Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot kanë arrestuar pesë persona, të cilët, dyshohen se bashkë kishin arritur të falsifikojnë dokumente duke paraqitur si pronarë të disa parcelave që gjenden në një fshat në Ferizaj, përcjell Gazeta Express.
Tutje, nga policia shtohet edhe se, njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa katër të dyshuarit tjerë veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’, ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.
Komunikata:
Arrestohen pesë persona të dyshuar për katër vepra të ndryshme penale
Prishtinë, më 28 prill 2026
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) Ferizaj, pas një pune hetimore disa mujore me datën 28.04.2026 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës, ku në koordinim me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore, ka kryer urdhër kontroll në 3 lokacione të ndryshme, në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës.
Lidhur me rastin janë kryer kontrolle me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive ku janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokumente duke paraqitur si pronarë të disa parcelave që gjenden në një fshat në Ferizaj.
Me këto veprime njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa katër të dyshuarit tjerë veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’“ neni 390 dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’, ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, veprime për të cilat gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë siguruar disa dëshmi/dokumente-foto të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.
Lidhur me rastin personat e dyshuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ku pas intervistës, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.