E jashtëzakonshme: Muriqi nominohet për të hyrë në formacionin e sezonit në La Liga - Gazeta Express
string(82) "e-jashtezakonshme-muriqi-nominohet-per-te-hyre-ne-formacionin-e-sezonit-ne-la-liga"

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 18:20

E jashtëzakonshme: Muriqi nominohet për të hyrë në formacionin e sezonit në La Liga

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 18:20

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga sivjet me Mallorcën.

Pirati dardan ka shënuar deri më tani 21 gola në La Liga, derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Pas këtij suksesi individual, Muriqi tashmë është nominuar për formacionin më të mirë të sezonit në La Liga.

Kështu ka njoftuar klubi i tij Mallorca, përmes një postimi në platformën “X”.

“Muriqi, i nominuar për ekipit më të mirë të sezonit EA SPORTS”, shkruan Mallorca.

Në të njëjtin postim, Mallorca ndanë edhe linkun, ku mund të votohet për sulmuesin e kombëtares së Kosovës.

Pavarësisht se Muriqi po kalon në formë të mirë, Mallorca po lufton për mbijetesë, duke grumbulluar vetëm 35 pikë nga 33 ndeshje, e duke zënë vendin e 17-të në tabelë, me një pikë më shumë se Sevilla në vendin e 18-të, që të dërgon në La Liga 2./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement