Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente, e futi vendin në krizë - Gazeta Express
string(89) "azemi-ldk-ia-dha-zgjidhjen-por-kurti-nuk-e-deshi-vjosen-presidente-e-futi-vendin-ne-krize"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 18:20

Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente, e futi vendin në krizë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 18:20

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për çështjen e presidentit deklaron se “Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën”.

Ai tha se LDk e dha zgjidhjen, por “krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij”.

Reagimi i tij i plotë:

LDK ia dha zgjidhjen. Ia dha kompromisin. Ia dha edhe nënshkrimet.

Por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente.

Kurti nuk deshi marrëveshje me LDK-në.

Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën.

Tash, pasi e futi vendin në krizë, po mundohet fajin me ia lanë LDK-së.

LDK e dha rrugën përpara. E krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement