Lamine Yamal bën histori në La Liga, me rekordin që as Messi s’kishte mundur ta thyente - Gazeta Express
string(85) "lamine-yamal-ben-histori-ne-la-liga-me-rekordin-qe-as-messi-skishte-mundur-ta-thyente"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 19:00

Lamine Yamal bën histori në La Liga, me rekordin që as Messi s’kishte mundur ta thyente

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 19:00

Lamine Yamal po vazhdon të thyejë rekorde me Barcelonën, edhe pse aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim në muskulin biceps femoris të këmbës së majtë.

Ylli i ri i Barcelonës është shpallur “Lojtari i Muajit” në La Liga për herë të tretë brenda të njëjtit sezon – një rekord i paprecedent në historinë e këtij çmimi.

Ky çmim, i krijuar në sezonin 2013/14, jepet për performancën më të mirë mujore në kampionat.

Edhe pse shumë yje të futbollit e kanë fituar më shumë se një herë, askush nuk kishte arritur tre herë në një sezon të vetëm.

Yamali e kishte fituar më parë në nëntor dhe dhjetor, por kjo arritje e tretë e vendos atë mbi emra si Lionel Messi, Karim Benzema, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé, të cilët nuk e kanë arritur këtë nivel në një sezon të vetëm.

Në prill, Yamali shënoi 2 gola dhe dha 2 asistime, me paraqitjen e tij më të spikatur në fitoren 2-1 ndaj Atlético Madridit.

Performanca e tij ka qenë vendimtare për Barcelonën, e cila ndodhet në krye të La Ligës dhe në garë për titull.

Megjithatë, në ndeshjen ndaj Celta Vigo më 22 prill në “Spotify Camp Nou”, Yamali u detyrua të largohej nga fusha për shkak të shqetësimeve fizike.

Më vonë u konfirmua se ai ka pësuar një dëmtim në hamstring dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me Barcelonën, por parashikohet të rikuperohet në kohë për Botërorin 2026 me kombëtaren e Spanjës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement