Kane i pakapshëm në garën për “Këpucën e Artë”: Mbappé, Haaland e Muriqi mbeten prapa - Gazeta Express
string(81) "kane-i-pakapshem-ne-garen-per-kepucen-e-arte-mbappe-haaland-e-muriqi-mbeten-prapa"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 12:17

Kane i pakapshëm në garën për “Këpucën e Artë”: Mbappé, Haaland e Muriqi mbeten prapa

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 12:17

Harry Kane po e dominon bindshëm garën për “Këpucën e Artë” duke e krijuar një diferencë të konsiderueshme ndaj ndjekësve të tij më të afërt, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.

Sulmuesi anglez vazhdon të jetë në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë në Evropë, duke e konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme edhe këtë sezon, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas klasifikimit aktual, Kane është praktikisht i pakapshëm, ndërsa dy yjet e tjerë të futbollit botëror mbeten në ndjekje, por me distancë të dukshme.

Mbappé dhe Haaland vazhdojnë të jenë në luftë për pozitat e dyta dhe të treta, por nuk kanë arritur të afrohen seriozisht me ritmin e vendosur nga sulmuesi i Bayern Munichut.

Vedat Muriqi nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit me Mallorcan dhe ka zbritur në pozitën e pestë me 42 pikë, respektivisht 21 gola në La Liga, ndërsa pozitën e katërt, mbi të, e ka “kapur” futbollisti i Dinamo Zagrebit, Dion Beljo.

Garë e fortë pritet të vazhdojë deri në fund të sezonit, por për momentin Kane po shfaqet si kandidati kryesor për ta fituar trofeun prestigjioz individual. /Gazeta Express

Gara për “Këpucën e Artë”

1. Harry Kane (Bayern Munich) 66 pikë

2. Kylian Mbappe (Real Madrid) 48

3. Erling Haaland (Manchester City) 48

4. Dion Beljo (Dinamo Zagreb) 43

5. Vedat Muriqi (Mallorca ) 42

6. Igor Thiago (Brentford) 42

7. Ayase Ueda (Feyenoord) 37,5

8. Luis Suarez (Sporting Lisbona) 36

9. Denis Undav (Stuttgart) 36

10. Esteban Lepaul (Rennes ) 36.

Advertisement
Advertisement
Advertisement