Ku me shku e çka me pa? Qe lista! - Gazeta Express
string(31) "ku-me-shku-e-cka-me-pa-qe-lista"

Arte

Gazeta Express

27/04/2026 11:25

Ku me shku e çka me pa? Qe lista!

Arte

Gazeta Express

27/04/2026 11:25

Po hyjmë në muajin maj, periudhë me festa shtetërore dhe pushime vikendore. Ama gjatë javës keni edhe ngjarje kulmore nga kultura dhe arti. Qe top-lista e ngjarjeve javore Monday Marks, që publikohet nga Suzanne Podcast. Listën e plotë e klikoni këtu.

Kjo javë sjell një kombinim të bukur mes skenës klasike dhe energjisë urbane: nga premiera e Baletit Kombëtar me dy pjesë që lëvizin mes emocionales dhe eksperimentales, te koncerti i Filharmonisë që sjell emna ndërkombëtarë dhe repertor klasik në Pallatin e Rinisë. Në të njëjtën kohë, hapësinat alternative dhe kllabat po ju ftojnë për netë të gjata: me hapjen e Bubble X dhe Trouble për diçka fresh n’skenë, masnej pre-party të UNUM që po i nxeh motorat e verës, dhe mini-skena si Posht’ që sjellin emra të muzikës nga Gen-Z i Bleta Përtace për një publik që kërkon dikon me aurë t’re.

Përtej muzikës dhe vallëzimit, java ka edhe një shtresë ma reflektuse: performanca e Playbackdolls që prek tema të forta sociale përmes artit dhe rrëfimeve reale, si dhe iniciativa në StoryLab për me ndërtu një arkiv digjital të kujtesës së viteve ’90 – një ftesë për me e kthyer nostalgjinë në dokumentim. Ndërkohë, Tirana e plotëson këtë Monday Marks me koncerte intime si ai i Shpat Dedës dhe ekspozita kolektive si “PranverArt”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement